Nga Durim Bami, te Aldo Avdyli e Marklen Haka, GJKKO kalon për gjykim 7 të “fortët” e dosjes ku është i përfshirë Ervis Martinaj dhe ish-deputeti socialist

Gjykata e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit ka çuar për gjykim 7 prej personave të arrestuar në kuadër të dosjes së njohur si “Revanshi”, ndërsa 20 të tjerë vijojnë të jenë ende në kërkim.
Mes personave nën akuzë përfshihen emra të njohur për drejtësinë si Durim Bami, i ekstraduar pak javë më parë nga Dubai, si dhe Aldo Avdyli, Edson Jozwik, Henerigert Mitri, Marklen Haka, Altin Morina dhe Jozi Kraja.
Prokuroria e Posaçme i akuzon këta shtetas për një sërë veprash të rënda penale, përfshirë sigurimin e kushteve dhe mjeteve për kryerjen e vrasjeve, pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal, si dhe kultivim të lëndëve narkotike.
Emrat e 7 të arrestuarve që janë dërguar për gjykim:
Durim Bami
Aldo Avdyli
Edson Jozwik
Henerigert Mitri
Marklen Haka
Altin Morina
Jozi Kraja
Kujtojmë se Durim Bami mbërriti në Shqipëri në muajin shkurt të këtij viti, pas një operacioni ndërkombëtar ekstradimi. Ai u transportua fillimisht nga Dubai drejt Stambollit dhe më pas drejt vendit tonë, ku u shoqërua nga aeroporti i Rinasit drejt IEVP 313 nën masa të rrepta sigurie nga Forcat Operacionale të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve.
Bami ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi ndaj tij ishte caktuar masa e sigurisë “arrest në burg”, në kuadër të hetimeve të zhvilluara nga SPAK gjatë operacionit të koduar “Revansh”.
Mbi të rëndojnë disa akuza të rënda, ndër të cilat: “sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje”, “grupi i strukturuar kriminal”, “kultivimi i bimëve narkotike” dhe “kryerja e veprave penale nga organizata kriminale”.
Sipas hetimeve të SPAK, emri i tij ka dalë në komunikimet e zbërthyera të aplikacioneve SKY dhe EncroChat. Nga provat e administruara rezulton se ai dyshohet të ketë krijuar kushtet për vrasjen e ish-deputetit Arben Ndoka, si dhe të shtetasve Hektor Xheçuka dhe Erigers Mihasi.
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar njoftoi në dhjetor të vitit të kaluar se mbylli hetimet për dosjen “Revanshi”, ku janë të akuzuar disa nga krerët e grupeve më të fuqishme kriminale dhe ish-deputeti i PS-së Arben Ndoka.
Bëhet fjalë për 27 të pandehur: ish deputeti i PS-së, Arben Ndoka, Ervis Martinaj ( i zhdukur prej vitit 2022); Durim Bami, Endrit Dokle, ish efektivit Altin Morina, Arian Tuku, Samuel Ndoka, Vinçens Tuku, Jozi Kraja, Aldo Avdyli (alias Elidon Avdyli), Oltion Zefi, Edson Jozëik (alias Edson Pjetri, alias Edmir Pjetri), Kasandër Noga, Elson Reçi, alias Elson Kacorri, Fatmir Troplini, Klodian Shahini, Henerigert Mitri, Kristos Teta, Denis Meta, Marklen Haka (lias Marklen Aliu), Tori Xhecuka (alias Hektor Xhecuka), Florenc Kelmendi (alias Florenc Toçi), Ardit Gjokrosa, Erlis Duka, Fatmir Hyseni, Altin Gega dhe Elton Zalla.
27 të pandehurit akuzohen për vrasje, trafik droge, grup kriminal, etj. Mes të akuzuarve është edhe ish-deputeti i PS-së Arben Ndoka, i cili akuzohet për “Vrasje me paramendim”, Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, “Grup i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal” dhe “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.
Kjo dosje doli nga zbërthimi i përgjimeve të SkyECC, ku dolën në pah planet për vrasjen e dy vëllezërve Durim e Valter Bami.
Sipas SPAK, të pandehurit Arben Ndoka dhe Arian Tuku kanë rolin e krijuesve, organizuesve dhe drejtuesve të grupit të strukturuar kriminal të cilët kanë siguruar kushte dhe mjete materiale për të kryer vrasjen e shtetasve, Durim Bami dhe Valter Bami.
Po ashtu në këtë dosje është i akuzuar edhe ish-bossi i lojërave të fatit, Ervis Martinaj, i cili prej më shumë se tre vitesh rezulton i zhdukur. Po ashtu për “Revanshin”, të akuzuar janë edhe emra të njohur të botës së krimit si Endrit Dokle, Durim Bami, Aldo Avdyli e tij.
Akuzat:
Durim Bami, akuzuar për kryerjen e veprave penale:
“Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, në dëm të shtetasit, Arben Ndoka, kryer në bashkëpunim të veçantë atë të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 80 e 28/4 të Kodit Penal; “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, në dëm të shtetasve, Tori Xhecuka dhe Erigers Mihasi, kryer në bashkëpunim të veçantë atë të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 80 e 28/4 të Kodit Penal;
“Grup i strukturuar kriminal”, në formën e krijimit, drejtimit apo organizimit, parashikuar nga neni 333/a, paragrafi 1 i Kodit Penal, në lidhje me veprat penale kundër jetës;
“Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, të parashikuar nga neni 334 pika 1 i Kodit Penal.
“Kultivim i bimëve narkotike”, kryer në formë organizimi, drejtimi apo financimi të kësaj veprimtarie, si dhe në formë të veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 284 paragrafi 3 dhe 28/4 të Kodit Penal;
“Grup i strukturuar kriminal”, në formën e krijimit, drejtimit apo organizimit, parashikuar nga neni 333/a, paragrafi 1 i Kodit Penal, në lidhje me kultivimin e bimëve narkotike “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, të parashikuar nga neni 334 pika 1 i Kodit Penal.
Aldo Avdyli (alias Elidon Avdyli), akuzuar për kryerjen e veprave penale:
“Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, në dëm të shtetasve, Durim Bami dhe Valter Bami, kryer në bashkëpunim të veçantë atë të grupit të struktruar kriminal, parashikuar nga nenet 80 e 28/4 të Kodit Penal;
“Grup i strukturuar kriminal”, në formën e pjesëmarrjes, parashikuar nga neni 333/a, paragrafi 2-të i Kodit Penal;
“Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, të parashikuar nga neni 334 pika 1 i Kodit Penal.
Marklen Haka (lias Marklen Aliu), akuzuar për kryerjen e veprave penale:
“Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, kundër dy ose më shumë personve, e mbetur në tentativë, me pasojë plagosjen e shtetasve, Durim Bami dhe Ervin Kodra, e ndodhur në datën 04.11.2020 në qytetin e Tiranës, kryer në formë të veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 79 gërma “dh”, 22 e 28/4 të Kodit Penal; “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, kryer në bashkëpunim të veçantë atë të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 278/1 e 28/4 të Kodit Penal;
“Grup i strukturuar kriminal”, në formën e pjesëmarrjes, parashikuar nga neni 333/a, paragrafi 2-të i Kodit Penal; “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, të parashikuar nga neni 334 i Kodit Penal.
“Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, në dëm të shtetasit, Durim Bami, kryer në bashkëpunim të veçantë atë të grupit të struktruar kriminal, parashikuar nga nenet 80 e 28/4 të Kodit Penal; “Grup i strukturuar kriminal”, në formën e pjeësmarrjes, parashikuar nga neni 333/a, paragrafi 2-të i Kodit Penal;
“Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, të parashikuar nga neni 334/1 i Kodit Penal.
“Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, në dëm të shtetasv,e Tori Xhecuka dhe Erigers Mihasi, kryer në bashkëpunim të veçantë atë të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 80 e 28/4 të Kodit Penal; “Grup i strukturuar kriminal”, në formën e pjesëmarrjes, parashikuar nga neni 333/a, paragrafi 2-të i Kodit Penal; “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, të parashikuar nga neni 334/1 i Kodit Penal.
Altin Morina, akuzuar për kryerjen e veprave penale:
“Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer më shumë se një herë në formë të veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 284/2 dhe 28/4 të Kodit Penal; “Grup i strukturuar kriminal”, kryer në formën e pjesëmarrjes, parashikuar nga neni 333/a/2 i Kodit Penal;
“Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 334/1 i Kodit Penal. “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, në formën e mbajtjes së armëve, në automjete pa lejen e organeve kompetente shtetërore, parashikuar nga neni 278/1 i Kodit Penal;
“Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, në formën e mbajtjes së municioneve luftarake, pa lejen e organeve kompetente shtetërore, të parashikuar nga nenit 278/3 i Kodit Penal.
-Jozi Kraja, akuzuar për kryerjen e veprave penale:
“Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, në dëm të shtetasve, Durim Bami dhe Valter Bami, kryer në bashkëpunim të veçantë atë të grupit të struktruar kriminal, parashikuar nga nenet 80 e 28/4 të Kodit Penal;
“Grup i strukturuar kriminal”, në formën e pjesmarrjes, parashikuar nga neni 333/a, paragrafi 2-të i Kodit Penal;
“Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, të parashikuar nga neni 334 pika 1 i Kodit Penal.