Omonia në Korçë: Greqia do u heqë pensionin minoritarëve grekë në Shqipëri

Në të gjithë Shqipërinë janë rreth 17 mijë përsona që marrin pension nga Greqia, ku 1700 jane vetem ne rajonin e Korçes.

Sipas kreut te Omonias ne Korce, Ligoraq Karamelo, keta persona rrezikojne ta humbasin kete pension per shkak të ndryshimeve që po dikutohen në Parlamentin grek.

Mësohet se janë propozuar dy kushte për marrjen e pensionit grek. Së pari këta përfitues duhet te paraqesin nje vertetim qe ne 20 vitet e fundit të kenë shtetin helen, duke e shoqëruar me vërtetimin përkatës për qiranë e banesës dhe kushti tjetër,akoma më rëndues është një vërtetim ku të thuhet se përsoni në fjalë nuk merr pension në asnjë shtet tjetër.

Nëse parlamenti grek vendos të miratojë këto propozime, të cilat janë duke u diksutuar tashmë, të gjithë këta individë, qofshin edhe ndër ata që quhen “homogjenë”, do të jenë me mijëra.

Sipas Karamelos lidhur me kete ceshtje pritet te mbahet edhe nje proteste ne Greqi nga disa shoqata minoritare, në mënyrë që ndryshimet e ligjit të mos miratohen.

  –^^^  Beji “Like” faqes ne facebook “Zgjohu Shqiptar !!!”
             Me pas kliko ketu per ta shperndare ne profilin tuaj.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT