Rreziku nga Koronavirusi mbërriti! Mjeku i njohur jep 10 këshilla që duhen zbatuar nga të gjithë

Zyrtarisht janë konfirmuar dy raste me koronavirus në Shqipëri. Në një situata të tillë kur njerëzit përfshihen nga paniku, mjeku i njohur Tritan Kalo ka dhënë disa këshilla shumë të rëndësishme.
Primare mbetet higjiena personale dhe shmangia e ambienteve të mbipopulluara.
Postimi i mjekut në Facebook
PARËSORE në përballjen me këtë sëmundje mbeten këshillat për:
1-HIGJENËN personale (larja e duarve shpesh dhe jo me pak se 20-30 sekonda) dhe atë kolektive;
2-MOS GRUMBULLIMI jo i domosdoshëm në mjediset publike e në të tjera mjedise;
3-PËRKUJDESI për “higjienën e të teshtiturës dhe të kolliturës”;
4- RUAJTJA e njomësisë së fytit me pirje të herë-pas-hershme të sasive të vogla uji;
5- USHQIMI i variueshëm, kuptohet edhe sipas edhe mundësive financiare, i pasur me vitamina C, D, A;
6-të PATURIT në vëmendje e mos frekuentimit të shkollave, e qendrave të punës në rast shenjash klinike gripngjasuese (teshtitje, kollë, dhimbje koke, temperaturë);
7-VETËIZOLIMI 14 ditor për personat që vinë nga vende të prekura dhe me raste të transmetimit komunitar të sëmundjes, harta e të cilave është zgjeruar që nga Kina e deri në Itali;
8-KONTAKTIMI me Shërbimin e Urgjencës Kombëtare me numurin 127, NËSE ai/ajo ka shënja të tilla si temperatura, tështitje e kollë, vështirësi në frymëmarje, dhe mos ardhja direkte në spital;
9- KUJDESI ndaj individëve mbi 65 vjeç dhe ndaj mjekimit të rregullt të sëmundjeve kronike që shumë prej tyre kanë: sëmundje kronike të zemrës, të veshkave, të mëlçisë, të mushkërive (sidomos të sëmurët me SPOK), të kyçeve, etj, si grupi më i rrezikuar për të bërë ndërlikime në rast infektimi nga Covid-19/Sars-Cov-2;
10-VETËKONTROLLI e mos panikimi për një situatë detyrimisht kalimtare të kërcënimit epidemiologjik të popullatës.