Netanyahu thirrje popullit të Iranit: Po e shkatërrojmë Gardën Revolucionare! Tani fati i vendit ndodhet në duart tuaja

Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu ka deklaruar të enjten se Irani nuk ishte më i njëjti pas gati dy javësh sulmesh të përbashkëta SHBA-Izrael, pasi sipas tij kishte pësuar goditje ndaj forcave të tij elitare.

Netanyahu tha se fliste me Presidentin e SHBA-së Donald Trump pothuajse çdo ditë dhe se të dy burrat folën “hapur”.

Ne synojmë ta ndalojmë Iranin nga zhvendosja e projekteve bërthamore dhe balistike nën tokë“, shtoi ai.

Po ashtu, kryeministri izraelit i ka bërë thirrje popullit të Iranit që të ngrihet. Sipas tij, Izraeli po i jep goditje shkatërruese regjimit të iranit.

Po u japim goditje shkatërruese Gardës Revolucionare, bazave të tyre, forcave të tyre në rrugë, pikave të kontrollit  dhe më shumë ende nuk ka ardhur. I them popullit iranian: Momenti kur do të jeni në gjendje të nisni një rrugë të re lirie po afron. Ky moment po afron. Ne qëndrojmë me ju. Po ju ndihmojmë. Por në fund të fundit – varet nga ju. Është në duart tuaja”, thotë kryeministri i Izraelit.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT