Ndotja e shkaktuar nga kantieret e ndërtimit, ish-kreu i KLP-së Alfred Balla thirrje Dash Sulës: Merr masa se balta dhe pluhuri po “pushtojnë” Tiranën

Ish-kreu i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Alfred Balla, përmes një shënimi në rrjetet sociale, i ka bërë thirrje Kryeinspektorit Dashnor Sula që të marra masa në lidhje me ndotjen që shkaktojnë kantieret e ndërtimit në Tiranë.
Balla shkruan se kamionët që dalin nga kantieret e ndërtimit nuk lajnë gomat, një procedurë që duhet ta kryejnë sipas lejes së marrë të ndërtimit.
“Këta ndërtues që e kanë çuar metrin katror të apartamenteve në 3000 e 4000 euro, u dhimbset të harxhojnë 1000 euro për një pompë për larjen e gomave të mjeteve para se të dalin ne rruge??”, theksoi ai në postimin e tij.
Më tej ish-kreu i KLP i ka bërë thirrje Sulës që bëjë diçka, pasi sipas tij qytetarët po përballen çdo ditë me baltën dhe pluhurin e shkaktuar nga këto kamionë.
Postimi i Ballës:
O Dash Sula (Kryeinspektor), mor ku je?
Therret Tirana me piskam, Balta e pluhuri gjer në re,
Firmat e ndërtimit po lënë nam
Tirana është kthyer në një kantier gjigant ndërtimi, por pa pikën e rregullit, nga Liqeni | Thate, te Liqeni i njomë i madh), nga unaza e madhe tek ajo e vogël, nga 15 katshi te rruga e Dibrës, nga rruga e Kavajes te ajo e Durrësit e kudo kantiere në mes të qytetit dhe mjete të tonazhit të rëndë që dalin në rugë me gomat plot baltë, duke i kthyer edhe ato pak rrugë që fshihen në rrugë fshati
Paradoksi? Këta ndërtues që e kanë çuar metrin katror të apartamenteve në 3000 e 4000 euro, u dhimbset të harxhojne 1000 euro për një pompë për larjen e gomave të mjeteve para se të dalin ne rruge??
Nëse ndërgjegja dhe qytetaria e tyre kanë humbur ose nuk i kanë pasur kurrë atëherë lind pyetja po institucionet e shtetit që paguhen nga ne ku jane?
Me qindra inspektorë të Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes se Territorit, të inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit, të Policisë Bashkiake të Tiranës, të strukturave të mjedisit etj, a nuk u bën përshtypje kjo ndotje e përditshme? Përse paguhen ata valle?
Mirë për ne qytetarët që duket sikur nuk na dëgjon njeri, po për veten e tyre, për fëmijët, për prindërit, që thithin çdo ditë baltën e kthyer në pluhur të rrugëve të Tiranës?
Rrugët e Tiranës që nuk janë larë ndonjëherë nga bashkia gë kur janë ndërtuar, por vetëm nga shiu i Zotit nuk e meritojnë ketë gjendje
Miku im Dashi edhe pse një javë ke në detyrë, bëj diçka për këtë anomalil qytetare dhe ligjore