NATO konfirmoi rrëzimin e raketës iraniane, Irani MOHON se tentoi të godiste Turqinë: Ne e respektojmë, është vend mik dhe fqinj i ynë

Mëngjesin e sotëm, forcat e armatosura të Iranit (IDF) kanë mohuar se kanë qëlluar një raketë balistike drejt Turqisë të mërkurën.

“Ne e respektojmë integritetin territorial të Turqisë, është një vend mik dhe fqinj”, shkruhej në deklaratën e bërë nga IDF, mëngjesin e sotëm.

Reagimi i IDF vjen 24 orë pas raportimeve se një raketë iraniane ishte qëlluar në bazën ushtarake Incirlik në Turqi e cila u rrëzua nga NATO.

Ditën e djeshme, ministria turke e Mbrojtjes njoftoi se forcat e NATO-s kanë goditur raketën e cila po drejtohej drejt hapësirës ajrore turke, me Aleancën e Atlantikut të Veriut që dënoi sulmin ndaj Turqisë.

Baza Incirlik ndodhet në pjesën jugore të vendit, pranë Detit Mesdhe, e cila ka qenë prej kohësh një qendër operacionesh për Forcat Ajrore të SHBA-së.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT