Nafta në Shqipëri shitet me çmime abuzive nga “karteli” i shoqatave të hidrokarbureve! Braçe KRITIKON tregun: Ata rrisin kostot me një mesazh

Deputeti socialist, Erion Braçe ka reaguar ashpër sërish ditën e sotme në lidhje me rritjen e çmimit të naftës në Shqipëri, duke theksuar se i gjithë problemi qëndron te shoqata e hidrokarbureve.
Në fjalën e tij ditën e sotme nga mbledhja e Komisionit të Ekonomisë Braçe u shpreh se shoqata e hidrokarbureve ka funksionuar si kartel për të ndikuar në rritjen e çmimeve.
Çmimet e naftës, sipas Braçes, dyshohet të jenë ndryshuar vetëm përmes një mesazhi që është shpërndarë ditën e djeshme.
“Çmimi është më i lartë te ato të brenduara. Pra ataë e kanë ndryshuar çmimin përmes një mesazhi dhe po përpiqem që ato mesazhe tua dërgoj dhe mbi të gjitha nën diktatin e një shoqate që garanton kartelin, shoqata e hidrokarbureve. Këto mesazhet nuk i dërgojnë vetëm drejtuesit e kompanive, por te pikat e bardha i dërgojnë zyrtarët e shoqatës së hidrokarbureve. Pra shoqata e hidrokarbureve funksionon si kartel për të garantuar rritjen e çmimeve në këtë rast” u shpreh Braçe në fjalën e tij.
Ndërsa shtoi më tej se problemi është se pikat e karburanteve e blejnë naftën nga një broker përmes së cilit sillet nafta në territor, çmimi i të cilës ndryshon brenda ditës.
Fjala e plotë e Erion Braçes: Çmimi i naftës ka ndryshuar dje rreth orës 4 pasdite, nuk e di para apo pas takimit me ministrat e qeverisë por ka ndryshuar dje në orën 4 fiks sipas një sms të mbërritur në celularin e çdo përgjegjësi pike karburanti në territor. Çmimi është më i lartë te ato të brenduara.
Pra ata e kanë ndryshuar çmimin përmes një mesazhi dhe po përpiqem që ato mesazhe tua dërgoj dhe mbi të gjitha nën diktatin e një shoqate që garanton kartelin, shoqata e hidrokarbureve. Këto mesazhet nuk i dërgojnë vetëm drejtuesit e kompanive, por te pikat e bardha i dërgojnë zyrtarët e shoqatës së hidrokarbureve. Pra shoqata e hidrokarbureve funksionon si kartel për të garantuar rritjen e çmimeve në këtë rast.
Ju me të drejtë po monitoroni tregun e pakicës, por problemi është atje ku ju thashë, tek tregu i shumicës. Cili është modeli i tregut që zotërinjtë kanë ndërtuar? Këta nuk blejnë më naftë në bursë; këta blejnë nga një broker që e sjell naftën në territor. Është ky brokeri që vjen dhe e derdh naftën në depozitat e këtyre në periudha të ndryshme kohore dhe këta blejnë dhe shesin me çmimin e ditës që dalin nga depozita.
Ky model tregu i ka hequr të gjitha avantazhet e blerjeve afatgjata të sasive të naftës, ose ia ka kaluar këtij brokeri, i cili nuk është entitet tatimor shqiptar dhe nuk është i regjistruar në organet tatimore shqiptare, i cili merr këto përfitime të blerjeve në afatgjatë.Në bursë sot blen naftë ditore, 10-ditore, 30-ditore, 3-mujore dhe 6-mujore. Sot po të futesh në bursë, blen me këto afate dhe këto blerje në tregun shqiptar i bën ky broker.