Shkodra bombë me sahat/ Shkarkohet prefekti, qeveria cakton të dërguarin të posaçëm

Rritja e numrit të të prekurve nga koronavirusi në qytetin e Shkodrës ka alarmuar qeverinë, pasi banorët e kryeqendrës së veriut nuk po respektojnë rregullat për të parandaluar infektimin. Për këtë qeveria ka vendosur që të shkarkojë prefektin e Shkodrës, Çesk Millja dhe të caktojë një të dërguar të posaçëm nga Tirana.

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj ka deklaruar se qeveria do të caktojë të dërguar të posaçëm në Shkodër, zv.ministrin Besfort Lamellarin duke e lënë që të koordinojë punën me pushtetin lokal.

“Lamallari do të ketë bashkëpunim me kryetarët e Bashkive. Komandimi i një zv.ministri në këtë funksion është shprehje e rëndësishëm që qeveria i kushton gjendjes në qarkun e Shkodrës. Do të ketë në dispozicion jo vetëm rolin e prefektit. Kam besim se drejtuesit e bashkive të qarkut do ta vlerësojnë këtë gjë si një shenjë e një vlerësimi të qartë. Dua t’ju kërkoj drejtuesit e Bashkive në qarkun e Shkodrës”, tha Lleshaj.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT