Meta nuk do të dalë nga “313-ta”, avokatët tërheqin kërkesën për të kaluar nga burgu në “Arrest shtëpie”

Ish-presidenti Ilir Meta do të vazhdojë të qëndrojë në qeli sepse avokatët e tij mbrojtës janë tërhequr nga kërkesa për zëvendësimin e masës së sigurisë, nga “Arrest në burg”, në një masë më të butë sigurie.

Më datë 02.03.2026, ai ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “Kërkesë për zëvendësimin e masës së sigurimit personal “Arrest në burg” me një masë më të butë sigurimi nga ato që parashikohen në Kodin e Procedurës Penale”.

Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarja Irena Gjoka, bazuar në nenet 112 dhe 471, pika 5 të K.Pr.Penale, me vendimin nr. 200, datë 06.03.2026, vendosi:

1. Deklarimin e papranueshëm të kërkesës së paraqitur nga kërkuesi Ilir Metaj, regjistruar me nr. 200 regj.themeltar, datë 02.03.2026, me objekt: “Kërkesë për zëvendësimin e masës së sigurimit personal “Arrest në burg” me një masë më të butë sigurimi nga ato që parashikohen në Kodin e Procedurës Penale”, për shkak të heqjes dorë të përfaqësuesve ligjorë të kërkuesit nga shqyrtimi i kësaj kërkese.

Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim nga palët brenda pesë ditëve në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, duke filluar ky afat nga e nesërmja e njoftimit të këtij vendimi.

Pra, siç është konstatuar në vendim, kërkesa është rrëzuar sepse avokatët mbrojtës të Ilir Metës kanë hequr dorë nga shqyrtimi në gjykatë i kësaj kërkesë.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT