Merr fund liria e tropojanit të shumëkërkuar nga SPAK! Britania do të firmosë ekstradimin e Alban Gjidiajt, pritet t’i “dorëzohet” drejtësisë shqiptare

Është dhënë dritë jeshile për ekstradimin e tropojanit të shumëkërkuar nga SPAK, Alban Gjidiajt, i cili akuzohet për trafik armësh.

Lajmi për ekstradimin e shqiptarit është konfirmuar nga disa burime për gazetarin Muhamed Veliu.

Referuar dokumenteve mësohet se ekstradimi i Gjidiajt do të mundësohet falë një bashkëpunimi juridik mes CPS, Prokurorisë Mbretërore Britanike dhe drejtorisë për marrëdhëniet me jashtë në Ministrinë e Drejtësisë, Tiranë.

Gjyqtari i çështjes së shqiptarit thuhet se i ka çuar vendimin e marrë sekretares së Shtetit për Punët e Brendshme, e cila pritet të firmosë urdhrin e ekstradimit.

Kush është tropojani i shumëkërkuar nga SPAK:

Alban Gjidiaj, 28 vjeç nga Tropoja prej vitesh ka qenë i kërkuar nga Prokuroria e Posaçme (SPAK) për trafik armësh.

Gjidiaj akuzohet si pjesë e një rrjeti që kontrabandonte armë dhe municione nga Shqipëria drejt Mbretërisë së Bashkuar, të destinuara për grupe kriminale shqiptare në territorin britanik.

Ai u arrestua në fillim të vitit nga Policia Metropolitane në bazë të një urdhri të lëshuar nga SPAK, por u la i lirë me kusht pas një garancie prej 5 mijë paundësh. Gjidiaj jo pak herë është parë duke lëvizur lirshëm në Londër, ku u fotografua duke drejtuar një Mercedes GLC AMG.

SPAK e akuzon Gjidiaj si pjesëtar të një grupi që dërgoi një ngarkesë armësh nga porti i Durrësit drejt Britanisë. Aktiviteti i grupit kishte pasoja të rënda për sigurinë publike.

Nën hetim për të njëjtën akuzë është edhe vëllai i Alban Gjidiajt, 33-vjeçari Almir Gjidiaj, i cili u arrestua në një hotel në Kolumbi. Atij iu gjetën tetë armë zjarri dhe municione të shumta të fshehura. Prokurorët e përshkruajnë Almirin si drejtuesin e një nëngrupi me bazë në Britani, përgjegjës për logjistikën dhe shpërndarjen e armëve në tregun e zi.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT