Publikohen 6 mandatime të Pavarësisë, vetëm Peqini e ka edhe shqip

Eros Hoxha, një koleksionit shqiptar ka treguar për herë të parë në TV disa dokumente historike për shpalljen e pavarësisë së Shqipërisë.
Bëhet fjalë për mandatet autentike, origjinale të disa prej qyteteve kryesore të Shqipërisë që mandatojnë të zgjedhurit e tyre për Kuvendin e Vlorës që shpalli Pavarësinë e Shqipërisë.
Dokumente janë në osmanishte dhe vijnë nga disa qytete.
Vetëm njëri nga dokumentet, ai i Peqinit nga gjashtë dokumentet që paraqiti Hoxha është në shqip dhe në osmanishte, me firmat përkatëse dhe vulat e të gjithë parisë së qytetit të Peqinit.
Në dokument lexohet:
“Peqin më 20 vjeshtë e tretë 1912… Na paria e Peqinit i japim gjithë të drejtat kryeqeveritarit të këtushëm Zotit Dervish Bej Elbasanit dhe Zotit Mahmut Ziut për me u mundue për shpëtimin e Shqipnisë si të jetë ma mirë për të”.
Po ashtu në këto foto janë mandati i Elbasanit, Peqinit, Shijakut, Tiranës si dhe dy mandate të rralla: Ohrit dhe Strugës, dy qyteteve që në atë moment ishin të pushtuara nga forcat bullgare dhe serbe.
Në fotot, poshtë 3 nga mandatet e prezantuara nga koleksionisti në TV Klan:


