Vendimi i Trump “godet” edhe shqiptarët, pasojat që sjell për vendin

Në një ceremoni të mbajtur në Shtëpinë e Bardhë në fillim të këtij muaji, presidenti i SHBA Donald Trump bëri të ditur vendimin e tij lidhur me vendosjen e një tarife prej 25 për qind mbi çelikun e importuar dhe një tarifë prej 10 për qind mbi aluminin e importuar.Tarifat hynë në fuqi brenda 15 ditëve, sipas vendimit të miratuar. Aktualisht, rreth 90 për qind e aluminit të përdorur në prodhimin amerikan është importuar, përfshirë edhe një e treta e çelikut.Por, sa preken eksportet shqiptare nga ky vendim?Sipas shifrave të INSTAT, giza dhe çeliku shqiptar është grup-malli kryesor që u eksportua në Amerikë në vitin 2017, me 18 milionë dollarë, ndërsa alumini është produkti i tretë, me gati 3 milionë dollarë. Të dy këto grupe përbënin 65% të totalit të eksporteve drejt SHBA-ve në vitin 2017. Produkte të tjera që eksportohen drejt SHBA-së janë bimët medicinale dhe vajrat dhe rrëshirat.Në vitin 2017, eksportet e gizës dhe çelikut drejt SHBA-së u rritën ndjeshëm, duke ia kaluar vitit të më të mirë deri tani, që ishte 2010-a. Në raport me totalin, pesha e eksporteve të gizës dhe çelikut drejt SHBA-ve u rrit dukshëm, duke zënë gati 9% në 2017-n.Autoriteti i presidentit Trump për të imponuar këto tarifa të thella rrjedh nga një hetim i Departamentit të Tregtisë që përfundoi muajin e kaluar se metali i importuar kërcënonte sigurinë kombëtare duke degraduar bazën industriale amerikane. Administrata ka thënë se dëshiron të ‘luftojë’ metalet e importuara në Shtetet e Bashkuara, veçanërisht nga Kina. Vendimi përjashton Kanadanë dhe Meksikën, megjithëse presidenti Trump tha se kjo mund të shfuqizohet nëse Shtëpia e Bardhë nuk i pëlqen rezultatet e rinegocimit të vazhdueshëm të Marrëveshjes së Tregtisë së Lirë të Amerikës së Veriut (NAFTA).Nga Asociacioni Evropian për Prodhimin e Çelikut (EUROFER) theksuan se arsyet e presidentit amerikan, Donald Trump, për vendosjen e tarifave të importit të çelikut dhe aluminit janë absurde dhe se ky hap mund t’i kushtojë Bashkimit Evropian mijëra vende pune.BE-ja vitin e kaluar ka eksportuar rreth 5.5 milionë ton çelik në SHBA. Prodhuesit evropianë të çelikut janë të shqetësuar për shkak të mundësisë së humbjes së qasjes në treg.Ndërkohë, edhe Franca ka kundërshtuar vendimin e presidentit të SHBA-ve për nënshkrimin e tarifave të reja mbi importet e çelikut dhe aluminit. /Marrë me shkurtime nga Monitor /ZgjohuShqiptar.info

NA NDIQNI EDHE NE FACEBOOK JU LUTEMI!

Back to top button
LAJMET E FUNDIT