E mbijetuara e tragjedisë së Himarës “dëbohet” nga spitali i Beratit
Ndërsa tashmë që tragjedia e Himarës po venitet dhe dritat e pasqyrimit mediatik po shuhen, të mbijeturat po përballen me problemet e jetës reale. Erigerta Opingari, një nga të plagosurat e tragjedisë së ditës së hënë, ka mbërritur në qytetin e lindjes, në Berat, por është përballur me një surprizë të hidhur. Spitali i qytetit nuk ka marrë përsipër të kujdeset për shëndetin e saj, në ditët në vijim.
Prindërit të revoltuar rrëfejnë se kartela e saj është sjellë së bashku me vajzën për kurim në spitalin e Beratit, por kur kanë shkuar atje mjekët i kanë përcjellë për në shtëpi. Ata shprehen se nuk dinë se cdo të bëjnë pasi dikush duhet ti kontrollojë dhe mjekojë plagët e vajzës deri në shërim të plotë. Nga ana tjetër ata janë të varfër nga ana ekonomike dhe nuk kanë mundësi për të siguruar trajtimin mjekësor. Për më tepër që pas tmerrit që ka kaluar vajza e tyre ka nevojë edhe për trajtim psikoterapik./albobserver.com/
Mundesohet nga faqet ne facebook: ” Te behemi 50.000 veta kunder regjistrimit te fese & kombesise.Loje e Grekut “ dhe ” Zgjohu Shqiptar !!! “ —> “Shperndaje”