Me vetëm një kusht, Putin i gatshëm për të furnizuar Europën me naftë dhe gaz…

Presidenti rus Vladimir Putin është shprehur i gatshëm për të furnizuar me kusht Evropën me naftë dhe gaz, teksa lufta SHBA-Izrael kundër Iranit ka ndaluar eksportet përmes Ngushticës së Hormuzit .
Në një prononcim për mediat ruse ditën e hënë, Putin bëri me dije se Moska ishte gati të bashkëpunonte sërish me klientët evropianë, të cilët kryesisht ndaluan blerjen nga vendi i tij në një përpjekje për të ndaluar financimin e luftës në Ukrainë.
“Nëse kompanitë evropiane dhe blerësit evropianë vendosin papritmas të riorientohen dhe të na ofrojnë bashkëpunim afatgjatë dhe të qëndrueshëm, të lirë nga presionet politike, të lirë nga presionet politike, atëherë po, ne nuk e kemi refuzuar kurrë. Jemi të gatshëm të punojmë edhe me evropianët”, tha Putin në një takim me zyrtarë qeveritarë.
Vendet europiane në katër vitet e fundit e kanë ulur ndjeshëm varësinë e tyre nga nafta dhe gazi rus në përgjigje të luftës së Moskës në Ukrainë dhe sanksioneve të mëvonshme të Bashkimit Evropian dhe Grupit të Shtatë të Shteteve të Bashkuara (G7).
Kujtojmë se BE-ja ndaloi importet detare të naftës bruto ruse në vitin 2022, ndërsa eksportet e tubacioneve të Rusisë drejt Hungarisë dhe Sllovakisë janë ndaluar prej janarit për shkak të dëmtimit të tubacionit të naftës Druzhba përmes Ukrainës.
Sakaq, çmimet e naftës kanë pësuar një rënie të ndjeshme në botë menjëherë pas deklaratave të Trump se lufta në Lindjen e Mesme është në përfundim.
Ndërkohë çmimet e naftës dhe benzinës në Shqipëri janë rritur papritmas, situatë për të cilën ka reaguar menjëherë Ministria e Ekonomisë dhe e Financave të cilat paralajmëruan për ngritjen e një Task-Force dhe vendosje e gjobave të rënda ndaj pikave të karburantit që abuzojnë me çmimet.