Gati një tjetër PPP edhe për matësit elektronikë të energjisë

Një procedurë prokurimi e hapur së fundmi për shprehje interesi ka nxjerrë në pah objektivin e Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE) për të zvendësuar matësit induktivë me matës të rinj elektronikë.

Referuar procedurës “Asistencë Teknike për Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë, Operatorin e Shpërndarjes së Energjisë, Elektrike, Operatorin e Sistemit të Transmetimit mbi vendosjen e Strategjisë së Matjes dhe Polikave Standarde në Sektorin Energjetik Shqiptar” nënvizohen edhe objektivat që do të arrihen përmes saj.

Ajo që bie në sy mes listës së gjatë të detyrave që do të ketë konsulenti është edhe vlerësimi i mundësisë për të kaluar në një procedurë Partneriteti Publik Privat (PPP) e skemës së “smart meters” (matës elektronikë).

Në dokument, ndër të tjera thuhet:

“Të bëhet një vlerësim ekonomik për smart meters për kategori të ndryshme të konsumatorëve duke caktuar edhe kohën për zbatimin e këtij sistemi matjeje dhe të vlerësojë prezantimin e mundshëm të investimeve në sektorin privat përmes PPP apo skema të ngjashme për sistemin smart metering”.

Në dokument shtohet:

“Në këtë raport konsulenti duhet që të nënvizojë metodologjinë, të propozoje instrumente për të çuar në fund disa procese si dhe të reflektojë nivelin e përpjekjeve që do të bëhen për të zhvilluar çdo detyrë. Kjo fazë do të mbulojë rishikimin e dokumenteve dhe instrumenteve të nevojshme për të diskutuar me palët. Po kështu do të identifikojë nivelin aktual të humbjeve të energjisë si dhe arkëtimet në sektorin e energjisë. duhet të identifikojë gjithashtu teknologjitë e disponueshme në treg për Smart Metering. Të identifikojë mbulimin me teknologjitë e komunikimit në zonat ku OSHEE do instalojë smart meters. Të identifikojë gjendjen e sistemit IT të OSHEE në mënyrë që të lehtësojë integrimin me Sistemin e Matjes Smart”.

 

Back to top button
LAJMET E FUNDIT