Lufta në Lindjen e Mesme, gjenerali: Ja çfarë masash duhet të marrin shqiptarët

Gjenerali Ded Prenga ka komentuar tensionet në Lindjen e Mesme dhe përshkallëzimin e luftës, e cila rrezikon që të përhapet në këtë rajon.

Në kushtet kur pasiguria ndërkombëtare po rritet, Prenga tha se qytetarët duhet të jenë të kujdesshëm dhe të marrin masa paraprake, veçanërisht për sa i përket furnizimeve bazë dhe ndikimit që mund të ketë rritja e çmimeve në treg.

Çdo gjë duhet të ketë një rezervë. Ndoshta situata nuk është për të përhapur ndonjë panik, sepse nuk ka vend për panik, por për përgatitje dhe për masa çdo qytetar duhet ta mendojë. E para duhet të mendojë për çështjen që lidhet me çmimet, por edhe me pamundësinë për t’u transportuar mallrat, sepse ne nuk jemi një vend që prodhojmë. Ne, për fat të keq, nuk prodhojmë pothuajse asgjë dhe marrim gjithçka nga jashtë,” u shpreh ai.

Ndërsa më tej, ai tha se vendi ynë mbetet i varur nga importet e huaja.

Mjafton të shohësh raportin e eksporteve me importet për vendin tonë dhe arrin në përfundimin se sa të varur jemi nga tregjet e jashtme,” tha Prenga.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT