Presidenti grek në Mesazhin e Vitit i drejtohet edhe Shqipërisë?
Presidenti i Greqisë, Prokopis Pavlopulos, në një mesazh me rastin e vitit të ri, ka nënvizuar se në marrëdhëniet me fqinjët janë përcaktues katër parametra, mes të cilave edhe respektimi i të drejtës së pronësisë dhe të drejtat e minoriteteve, sipas tij.“Këto çështje janë edhe kuti matës për marrëdhëniet e miqësisë dhe fqinjësisë së mirë, si dhe të perspektivës europiane të vendeve fqinje me ne, në sensin që gjithçka varet përnjëmend dhe prej respektimit të plotë nga ana e tyre”, vë në dukje Pavlopulos.Tri nga katër pikat që presidenti grek i përcakton si “kutinë matës” në marrëdhëniet me fqinjët, lidhen me Turqinë dhe e katërta me Shqipërinë, pavarësisht se asnjë prej të dy vendeve nuk përmendet me emër.“Respektimi i të drejtave themelore të njeriut dhe më së pari i të drejtës së pronësisë dhe i të drejtave të minoriteteve”, saktëson presidenti grek, duke iu rikthyer edhe në ditën e fundit të vitit, një çështjeje që e ka prekur disa herë gjatë 2017-s.Robert Goro/Ora News