Bëmat e Rusisë dhe një kërkesë-lutje për paqe

Nga Edison Balla

Gjatë një vizite në Moskë në cilësinë e kreut të OSBE-së, Kryeministri Edi Rama po zhvillon atje disa takime të një niveli të lartë politik.

Ditën e sotme ai ka zhvilluar një takim me Ministrin e Jashtëm të Rusisë Lavror. Gjatë bisedës ndërmjet tyre është vënë theksi tek forcimi i marrëdhënieve mes vendeve, mbështetja e bisedimeve mes Kosovës dhe Serbisë, dhe gjithashtu edhe tek roli i shtuar që duhet të luajë Rusia për të mbështetur procesin e paqes në vende të ndryshme e në rajon.

Përsa i përket çështjes së bisedimeve mes Kosovës dhe Serbisë, Ministri i Jashtëm Lavrov është shprehur se e mbështet këtë proces, edhe pse duhet thënë që Rusia akoma nuk e njeh pavarësinë dhe sovranitetin e shtetit të Kosovës. Ndaj edhe deklarata e tij ngjan shumë formale dhe paradoksale njëkohësisht.

Por siç e thamë më sipër gjatë takimit, Rama i ka kërkuar Lavrovit që Rusia të shtojë edhe më shumë ndikimin e saj në rajon e më gjerë në procesin e paqes.

Kjo në fakt për krahasim i kërkohet të njëjtës Rusi që në kohëra demokratike po bën luftë në Ukrainë, ku separatistët rusë kanë vrarë me mijëra persona të popullsisë civile në Krime.

Ky rol i shtuar në fakt për paqen i kërkohet pikërisht një vendi si Rusia që financon përditë armatime në Lindjen e Mesme në disa prej konfikteve që ajo vetë i ka hapur.

E ky rol për paqen theksojmë që i kërkohet një vendi si Rusia që “dhuron” përditë armë e municione Serbisë, si një rrezik evident për luftë e tension në Ballkan.

Me këto argument e shumë të tjera që dihen, nuk e dimë sesa serioze mund të ngjajë një kërkese e tillë drejtuar Rusisë.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT