LAJM I FUNDIT / Vendimi i PS: Nuk japim autorizim për arrest me burg apo në shtëpi për Ballukun

Ulsi Manja tha sot para grupit socialist se nuk ka vend për zëvendësimin e ndalimit të largimit jashtë vendit me atë të arrestit në burg apo në shtëpi, për deputeten Belinda Balluku.
Ai i ka kërkuar kolegëve dhe Kuvendit rrëzimin e kërkesës së SPAK, mosdhënien e këtij autorizmi.
“Nga shqyrtimi i materialeve dhe rrethanave nuk rezulton të jetë evindetuar domosdoshmëria e vendosjes së një mase të tillë. Ky rekomandim nga e pengon hetimin ndaj deputetes Belinda Balluku” – tha Manja.