Franca pret pezullimin e taksës dhe të fushatës serbe për çnjohje

Franca është duke pritur që Kosova të pezullojë taksën 100% për produktet serbe dhe ato boshnjake, ndërsa Serbia të pezullojë fushatën e saj lobuese për çnjohje të Kosovës, në mënyrë që të hapet mundësia e rifillimit të dialogut Kosovë-Serbi, i cili do të zhvillohet me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian.
Këtë e ka thënë ambasadorja e Francës në Kosovë, Christine Butel, në një intervistë për Kohën Ditore, duke shtuar se në procesin e dialogut të ndërmjetësuar nga BE mbështetje do të ofrojë edhe Franca.
Në intervistë, diplomatja franceze ka folur edhe për çështjet tjera aktuale politike, përfshirë heqjen e taksës ndaj mallrave serbe, si dhe mundësisë së vendosjes së masave të reciprocitetit ndaj Serbisë.
Ajo ka thënë se tani secila palë duhet të kujdeset që të mos ndërmarrë ndonjë masë tjetër që mund të rrezikojë rifillimin e dialogut. Ambasadorja e Francës ka folur edhe për reformat e brendshme dhe perspektivën evropiane të Kosovës, si dhe sfidat kryesore me të cilat përballet Kosova.
Duke adresuar çështjen e liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës, ambasadorja Butel ka thënë se ende nuk janë përmbushur kushtet që ndërlidhen me funksionimin e shtetit të së drejtës