Kurti takohet sot me presidentin francez! Vuçiç i TREMBET dialogut Kosovë-Francë: Do kërkojë të sulmojë serbët, unë e di, Macroni s’do e lejojë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka udhëtuar ditën e sotme në drejtim të Francës, ku pritet të zhvillojë një takim me presidentin francez Emmanuel Macron.

Deri më tani akoma nuk kanë dalë detaje nga takimi i dy politikanëve, ndërsa presidenti serb është frikësuar se Kurti do t’i kërkojë Macronit mbështetjen e tij për të dalë kundër popullit serb.

Në një intervistë të dhënë për median serbe “Prva.tv”, Vuçiç pretendon se përmes burimeve të tij ai ka mësuar se kryeministri i Kosovës do të dalë përballë Macronit me dy kërkesa.

Sipas Vuçiçit, kërkesa e parë bën fjalë për lejen nga francezët që populli i Kosovës të përdorë armët, po jo ndaj shqiptarëve. Ndërsa e dyta është që NATO të largohet nga zona e sigurisë në veri të Kosovës dhe Franca të shtojë forcat e sigurisë.

“Kurti do të shkojë me 2 kërkesa, ai ka gjithsej 4 tema, dy kërkesa, njëra është që francezët të na japin kushte se si do t’i përdorim armët, që ato të mos përdoren kurrë kundër shqiptarëve dhe e dyta është shumë e rrezikshme për të, që NATO të largohet nga zona tokësore e sigurisë në veri dhe që Franca ta mbështesë atë në mënyrë që ata të sjellin forca tokësore të sigurisë në zonën tokësore. Jam i sigurt se miku im Macroni nuk do ta mendojë ta mbështesë një kërkesë të tillë” tha Vuçiç për Prva.tv

Pasi ngriti aludimet e tij se çfarë mundet kryeministri i Kosovës të kërkojë nga Franca, Vuçiç i frikësuar tha se ky do të ishte një sulm i drejtpërdrejt ndaj popullit serb, duke shtuar se është i bindur se Macroni nuk do e lejojë dicka të tillë.

Fjala e Aleksandar Vuçiç:

Kur flasim për ushtrinë, sot duhet të jesh jashtëzakonisht i fortë për të shmangur sulmin. Më lejoni t’ju zbuloj diçka, nesër Kurti shkon te Macroni, kemi njerëzit tanë në mjedisin e Kurtit dhe kemi marrë axhendën e tij në lidhje me bisedën me presidentin francez. Nuk e kuptoj çfarë do t’i bëjë kjo, por Macroni është president i një vendi të madh, unë jam i vogël, i uroj gjithë të mirat. Të gjithë janë në të njëjtën detyrë, nuk e fshehin.

 Kurti do të shkojë me 2 kërkesa, ai ka gjithsej 4 tema, dy kërkesa, njëra është që francezët të na japin kushte se si do t’i përdorim armët, që ato të mos përdoren kurrë kundër shqiptarëve dhe e dyta është shumë e rrezikshme për të, që NATO të largohet nga zona tokësore e sigurisë në veri dhe që Franca ta mbështesë atë në mënyrë që ata të sjellin forca tokësore të sigurisë në zonën tokësore. Jam i sigurt se miku im Macroni nuk do ta mendojë ta mbështesë një kërkesë të tillë.

 Ky do të ishte një sulm i drejtpërdrejtë ndaj paqes, ndaj popullsisë sonë, ndaj Serbisë. Shteti nuk është lodër. Gjithmonë duhet ta ruani paqen, u premtova qytetarëve tanë, veçanërisht nënave, motrave, gjysheve, se askush nuk do t’i kthejë fëmijët e tyre në arkivole dhe unë do t’i përmbahem kësaj. Po u kërkoj të gjithë zyrtarëve botërorë të mos luajnë me kërkesat e Kurtit dhe që KFOR-i të vazhdojë të zbatojë rolin e tij, i cili është jashtëzakonisht i rëndësishëm për ruajtjen e paqes në Ballkan. Kur të mbarojë, do t’i dërgoj një mesazh Macron-it.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT