Vodka e shqiptarit, “më e dashura” në botë

LONDËR – Vodka “Konik’s Tail”, e njohur si polake, por i përket
Pleurat Shabanit me origjinë shqiptare është votuar lloji “më i dashur” i
vodkës mes 50 bareve kryesore të botës. “Nuk jam prezent, madje në
shumë prej tyre, ndaj edhe jam shumë i befasuar”, thotë ai. “Rivalët e
mi janë të gjithë marka multimilionëshe. Biznesi im jam vetëm unë”.

Çmimi,
i ndarë nga publikimi i industrisë “Drinks International”, tregon se
Shabani sheh kërkesa për vodkën e tij, që aktualisht është në
dispozicion vetëm në Britaninë e Madhe, që vijnë nga qytete që
përfshijnë Neë Yorkun dhe Moskën.

Shabani, i cili ende nuk e ka punësuar punëtorin e parë, tha se është
në bisedime me agjencitë e eksportit dhe do t’i duhet të gjejë financim
“për të përmbushur kërkesën dhe për të shfrytëzuar momentin”, që erdhi
nga suksesi i tij i arritur.

Kur Shabani fillimisht shkoi për të
kërkuar financim për të çelur kompaninë e tij, ai u refuzua nga pothuaj
“çdo firmë nga lista e Asociacionit të Ndërmarrjeve Britanike për
Tregtim Kapitali” dhe nga shumë investitorë privatë, po ashtu.

Investitorët
thanë se, Shabani ka “mungesë përvoje” dhe po përpiqej të hynte në një
treg të tejngopur të vodkas, ku do të kishte nevojë për një buxhet shumë
të madh marketingu, për të hapur çfarëdo tregtie.

I patrembur,
ai e financoi biznesin e tij me një rreth të vogël “miqsh dhe
familjarësh” duke mbledhur rreth 250,000£ dhe më pas vetëm nga hyrjet.
“Kam bërë gjithçka me aq para sa për një lidhëse këpuce dhe kam harxhuar
zero para për marketing”.

Pasi kaloi disa muaj duke e përpunuar
recetën – që përfshinte edhe kampim në pyjet polake për të gjetur
përbërësit e duhur – ai me punë të lodhshme i ndërtoi marrëdhëniet me
baret kryesore të Londrës dhe me shitësit e pijeve alkoolike.

Dukja
e shishes është dizajnuar nga Hugh Laurie, i cili ka bëri këtë si nder –
bashkëshortja e Shabanit dikur ka punuar si asistente personale e
aktorit – por ai nuk e shfrytëzoi fort këtë përkrahje. “Preferoj që vetë
pija të flasë për veten”.

Ai tani prodhon 400 pako me nga nëntë
litra të pijes në vit dhe furnizon 600 bare dhe shitës të specializuar
në tërë Britaninë. “Konik’s Tail” (“Bishti i Konikut”) ishte po ashtu
vodka më e shitur në Selfridges gjatë periudhës së Kërshëndellave.

  –^^^  Beji “Like” faqes ne facebook “Zgjohu Shqiptar !!!”
              Me pas kliko ketu per ta shperndare ne profilin tuaj.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT