Lokali i mbushur plot me njerëz! Del VIDEO e sherrit në Korçë, grushte, karrige kokës e shkopinj bejsbolli në sy të klientëve

Janë publikuar pamjet e sherrit masiv të regjistruar mbrëmjen e së dielës në qytetin e Korçës, ku disa të rinj u konfliktuan me njëri-tjetrin dhe si pasojë mbetën të plagosur me thika dy prej tyre.

Siç shihet dhe në pamjet e mëposhtme, sherri mes dy grupeve me të rinj agravoi deri në përdorimin e karrigeve të lokalit, shkopinjve të bejsbollit dhe thikave.

Motivet e sherrit ende nuk janë bërë me dije, ndërkohë që sipas autoriteteve në momentin e përplasjes kanë qenë të gjithë të dehur dhe pas arrestimit kanë dhënë deklarata të rreme.

Kujtojmë se ngjarja u regjistrua mbrëmjen e 31 gushtit në një lokal në lagjen numër 1 në qytetin e Korçës. 10 personave u përfshinë në sherr me njëri-tjetrin dhe si pasojë mbetën të plagosur dy prej tyre, Mihal Zhidro dhe Sotiraq Shkurti.

Lidhur me këtë ngjarje policia identifikoi dhe arrestoi 54-vjeçarin Dritan Pino, i cili akuzohet si autori i plagosjes së Zhidros dhe Shkurtit.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT