Lista serbe nuk do ta votojë marrëveshjen e kufirit me Malin e Zi

Lista Serbe ka njoftuar se deputetët e saj nuk do ta votojnë marrëveshjen e Demarkacionit me Malin e Zi.
Në një komunikatë dërguar medieve serbe, Lista Serbe ka thënë se mediat po japin deklarata të rrejshme kinse janë pajtuar për këtë gjë.
“Nuk është në marrëveshjen e koalicionit me PAN që të përkrahim demarkacionin me Malin e Zi dhe nuk biem pre. Do të vazhdojmë luftën për të mirën e serbëve në Kosovë. I bëjmë vërejtje popullit serb në Kosovë që herë pas here do të ketë tentime që Lista të paraqitet e tillë para të tjerëve. Kjo ka sjellë pasiguri te serbët që jetojnë këtu”, thuhet në njoftim.
Ndërkohë “Zeri.info” raporton se deputeti i SLS-ë, Slobodan Petroviç, tha se do ta votojë marrëveshjen e Demarkacionit, por duke mohuar të ketë dijeni lidhur me qëndrimin e Listës Serbe për këtë marrëveshje.
Sipas Petroviq, deputetët vendosin se si ata duan, por që siç është shprehur ai, SLS-ja është për mbrojtjen e interesave të qytetarëve dhe përmirësimin e jetës së tyre.
“Nuk e di qëndrimin e listës serbe edhe individët kanë të drejtë të vendosin si të duan. Ne jemi për mbrojtjen e interesave të qytetarëve dhe përmirësimin e jetës së tyre. Ne jemi parti e vogël nuk jemi ndonjë faktor vendimmarrës, por sadopak jemi që i shtyjmë përpara zhvillimet në vend. Presim fillimin e seancës”, ka thënë Petroviç./ZgjohuShqiptar.info

NA NDIQNI EDHE NE FACEBOOK JU LUTEMI!

Back to top button
LAJMET E FUNDIT