“Lajthitje e presidentit”, Ministrja e Drejtesise i përgjigjet Metës: Nuk ta zgjidh dot askush hallin që ke

Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj i është përgjigjur përmes një deklarate zyrtare, akuzave të presidentit Ilir Meta, për “grusht shteti”.

Meta kërkoi dorëheqjen e Gjonajt, por ministrja deklaroi se halli i presidentit është reforma në drejtësi.

Gjonaj u shpreh se ndodhemi në situatën e një “lajthitje ligjore të kreut të shtetit”.

“Jam këtu për të shqytuar një temë që është kthyer në thirrje në protestë nga presidenti i Republikës, i cili ka nisur spektaklin e tij. Nuk e bëj këtë sqarim për presidentin dhe as për fjalët  e padenja që ai ka nisur drejt meje, personalisht apo zëdhënësit të tij. Akuzat ndaj meje nuk e lehtësojnë hallin e presidentit me reformën në drejtësi. Ky shoë politik presidencial, mbi gjoja rrëmbimin e kompetencave, është mbresëlënës për këdo që di faktet. Kujt i drejtohet me këtë thirrje të dëshpëruar presidenti, në një kohë që anëtarja e zgjedhur prej tij në Kushtetuese, vazhdon punën. Kemi të bëjmë me një orvatje të dështuar të presidentit kundër reformës në drejtësi. Presidenti ndodhet në situatën e një lajthitje ligjore”, deklaroi Gjonaj.

Presidenti Ilir Meta ka dorëzuar edhe padi në SPAK për Etilda Gjonajn.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT