Riatdhesohen nga zona e nxehtë 134 shqiptarë, karantinohen në dy hotele në Durrës

Mbrëmjen e sotme ka mbërritur një tjetër avion me 134 shtetas shqiptarë të riatdhesuar nga Milano.
Pas Stambollit dhe Romës, avioni i “AirAlbania” rreth orës 20 :15 të mbrëmjes së sotme ka sjellë në Shqipëri 134 shqiptarë që vijnë nga një nga zonat më të nxehta të koronavirusit, Milano.
Të 134 shtetasit e riatdhesuar do të karantinohen për 14 ditë në dy hotele në Durrës. Të martën do të riatdhesohen shtetas shqiptarë nga Frankfurti.
Ky është fluturimi i tretë i riatdhesimit të qytetarëve shqiptarë, ndërsa kosto e fluturimit dhe hotelit për t’u karantinuar prej 14 ditësh paguhet prej tyre. Që do të thotë, 100 euro u ka kushtuar fluturimi për ardhjen në shtëpi dhe 21 euro dita qëndrimi në hotel, nga të cilat 14 euro për strehimin do të paguhen nga shteti dhe 7 euro të tjera për ushqim nga vetë personi.