Reagon këshilltari i kryeministrit per ndarje apo shkëmbim territoresh mes Kosovës dhe Serbisë
Burim Ramadani, këshilltar i kryeministrit Ramush Haradinaj dhe zëvendësministër i FSK-së, ka reaguar pas lajmit se krerët e shtetit janë të gatshëm për ndarje territoriale ose shkëmbin territoresh me Serbinë.Sipas Ramadanit, Ramush Haradinaj, si kryeministër e si qytetar i Kosovës, kurrë nuk hyn në lojëra dhe agjenda të vjetra të Serbisë për “ndarje territoriale”, “shkëmbime territoresh” e të tilla.“I ka luftuar ato, në kuptimin e plotë. Kosova është shtet.Ekziston. Nuk ka modalitete që mund t’i marrin qoftë edhe një centimetër katror nga territori i saj”, ka shkruar Ramadani./ZgjohuShqiptar.info