Iranianët vijojnë sulmet! “Homeland Justice” hakëron Postën Shqiptare: Të dhënat tuaja i kemi ne, skllevër të paguar për terroristët e Kampit Ashraf 3

Disa ditë pas hakërimit të faqes së Kuvendit të Shqipërisë, grupi i “Homeland Justice” pretendon se ka sulmuar edhe sistemet e Postës Shqiptare.

Referuar një mesazhi të shpërndarë në Telegram, “Homeland Justice” njofton se ka disponuar të dhënat e Postës Shqiptare.

“Zyrtarët e korruptuar të Postës Shqiptare, të cilët i kanë dhënë autoritet të plotë Pedofilëve të Regjimit të Epstein dhe nuk kanë aspak liri veprimi dhe pavarësi, janë kthyer në shërbëtorë dhe skllevër të paguar për terroristët e Kampit Ashraf 3 për disa muaj me radhë”, thuhet në reagimin e tyre në Telegram.

Para pak ditësh FBI ka akuzuar qeverinë iraniane se ka përdorur 4 domaine për të marrë dhe shitur informacione të vjedhura nga qeveria shqiptare, disidentët iranianë, zyrtarë të qeverisë së izraelit dhe kompanive të SHBA. Në një dokument prej 40 faqesh, FBI nënvizon disa fushata digjitale të lancuara nga Ministria e Sigurisë dhe inteligjencës së Iranit MOIS, nëpërmjet shumë përdoruesve online, shumica që shfaqen me emrin Handala.

Në dokumentet e gjykatës, departamenti i drejtësisë dha shumë informacione për natyrën e sulmeve. Shqipëria dhe kartelet meksikane FBI tha se faqja e internetit Handala ishte e lidhur me domene të tjera të përdorura nga MOIS i Iranit në operacione që datojnë që nga viti 2022.

Një nga faqet e internetit u përdor për të strehuar informacione të vjedhura nga Shqipëria gjatë dy sulmeve kibernetike ndaj qeverisë së vendit në vitin 2022. Hakimi i parë ndodhi në korrik 2022, përpara një konference në Shqipëri ku do të merrnin pjesë anëtarë të Mujahideen-e Khalq, të njohur edhe si MEK, një grup iranian që Teherani e konsideron një organizatë terroriste. Incidenti i la disa shërbime qeveritare jashtë funksionit, duke bërë që zyrtarët të nxitojnë për t’u rikuperuar.

Në shtator 2022, Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama njoftoi një sulm të dytë kibernetik që goditi Sistemin Total të Menaxhimit të Informacionit të vendit, i cili ndihmon në automatizimin e gjërave si kontrollet e pasaportave dhe referencat e kryqëzuara të njerëzve në bazat e të dhënave të të arratisurve. Agjencia e Sigurisë Kibernetike dhe Sigurisë së Infrastrukturës (CISA) më vonë tha se hakerët iranianë kishin qenë brenda rrjeteve të Shqipërisë për më shumë se një vit.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT