I akuzuar për planifikimin e atentatit ndaj Trump dhe politikanëve të tjerë amerikanë! DËSHMON pakistanezi: Më detyroi irani, më kërcënuan me famijen

Një pakistanez i akuzuar për planifikimin e vrasjes së Presidentit Donald Trump, i ka thënë gjykatës ditën e djeshme se ai ishte nën presion nga Trupat e Gardës Revolucionare Islamike (IRGC) të Iranit për të organizuar vrasjet e tyre.
Asif Raza Merchant, 47 vjeç u akuzua në shtator të vitit 2024 për përpjekje për të punësuar një vrasës me pagesë për të vrarë disa politikanë amerikanë.
Gjatë dëshmisë së tij ai u shpreh se u detyrua të merrte pjesë në një komplot për të mbrojtur familjen e tij e cila gjendej në Teheran, dhe kërcënohej nga IRGC-ja.
“Familja ime ishte nën kërcënim dhe më duhej ta bëja këtë. Nuk doja ta bëja këtë me aq dëshirë”, i tha Merchant gjykatës.
Ai tha më tej se nuk ishte urdhëruar kurrë të vriste një person specifik, por vuri në dukje se kontakti i tij iranian kishte përmendur tre persona në lidhje me komplotin: Trump, ish-Presidentin Joe Biden dhe ish-ambasadoren në OKB, Nikki Haley.
IRGC, organizata ushtarake elitare e Iranit nën komandën e drejtpërdrejtë të ajatollahut, ka kërkuar më parë të vrasë zyrtarë të lartë amerikanë, përfshirë Trump, pas vdekjes së njërit prej komandantëve të tyre, Qasem Soleimani, në një sulm me dron amerikan.
Gjyqi i Merchant vjen në një kohë trazirash, ku sulmet e SHBA-Izraelit kanë shaktuat vdekjen e Ajatollah Ali Khameneit dhe zyrtarëve të tjerë të lartë.
Zyrtarët amerikanë thanë më parë se Merchant kishte “lidhje të ngushta me Iranin” dhe e përshkruan komplotin e tij të dyshuar si “direkt nga manuali i regjimit iranian”. Vet i akuzuari ka pranuar se filloi të punonte me një anëtar të IRGC-së diku nga viti 2022 kur ky i fundit e pyeti nëse ishte i “interesuar të bënte ndonjë punë me qeverinë iraniane”