Aktori i madh Shqiptar në gjendje të rëndë shëndetësore, familja kërkon ndihmë…

Artisti i njohur i skenës dhe ekranit, Naun Shundi po përballet me një situatë të rëndë shëndetësore.

Janë familjarët e tij që kanë bërë me dije se gjendja e aktorit dhe regjisorit është e rëndë dhe se trajtimi mjekësor i nevojshëm në Francë ka kosto shumë të larta, të cilat ata nuk mund t’i përballojnë vetëm.

Në një reagim publik, familja e Shundit ka publikuar një numër llogarie bankare ku kushdo që dëshiron, mund të kontribuojë për shërimin e artistit.

Ju faleminderit pa fund për mesazhet dhe lutjet tuaja miq. Naun Shundi po kalon një moment të vështirë dhe financat tona nuk e përballojnë dot. Nëse mundeni të jeni me ne në këtë luftë me sëmundjen, duke na ndihmuar me shumën që ju mundeni, kjo betejë do të jetë edhe më e thjeshtë të fitohet. Ju faleminderit dhe paçi vetëm gëzime.

IBAN: AL9220511289003846CLIDCLALLE

Swift: NCBAALTX”, shkruan familja e tij.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT