Hyri i armatosur në banesën e fqinjëve dhe i kanosi, arrestohet 62-vjeçari në Sarandë

Ndërhyrja e menjëhershme e policisë ka parandaluar një ngjarje të mundshme kriminale me armë zjarri mes fqinjësh në Sarandë.

Sipas njoftimit të Policia e Shtetit, pas denoncimit të një qytetareje se fqinji i saj kishte hyrë i armatosur në banesë në lagjen nr. 4 dhe kishte kanosur atë dhe familjarët e saj, shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë shkuan menjëherë në vendngjarje për neutralizimin e autorit.

Si rezultat i ndërhyrjes së shpejtë u bë arrestimi i 62 vjeçarit.

Dyshohet se 62-vjeçari kishte kanosur fqinjët me armë zjarri, për shkak të një konflikti mbi shfrytëzimin e një pjese të përbashkët të pallatit, konkretisht tarracës.

“Pas njoftimit të një shtetaseje, se fqinji kishte hyrë i armatosur në banesën e saj, në lagjen nr. 4, dhe kishte kanosur atë dhe familjarët e saj, shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë organizuan menjëherë punën dhe shkuan në vendngjarje, me qëllim neutralizimin e autorit.

Si rezultat i ndërhyrjes së shpejtë dhe profesionale, u arrestua shtetasi Sh. K., 62 vjeç.

Nga hetimet e deritanishme dyshohet se shtetasi Sh. K. kishte kanosur fqinjët, me armë zjarri (pistoletë me mulli), si pasojë e mosmarrëveshjeve me ta, mbi shfrytëzimin e pjesës së përbashkët (tarracë) në pallatin ku banonin.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Sarandës, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftim.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT