Trajneri i Norvegjisë: Respekte Panuccit, Shqipëria ka ekip të mirë teknik

Kombëtarja e Norvegjisë ka zhvilluar gjatë ditës së sotme stërvitje në ambientet e stadiumit “Selman Stërmasi”, ndërkohë që trajneri suedez i Norvegjisë, Lars Lagerback ka folur në konferencë për mediat në lidhje me këtë ndeshje miqësore, ku ka vlerësuar maksimalisht Shqipërinë.
Ai është shprehur se Shqipëria ka një ekip të mirë dhe trajneri Panuçi po aplikon një sistem të ri në lojë, prandaj e di që kjo ndeshje do të jetë e vështirë.
“Pas takimit ndaj Australisë nisëm të mendonim për Shqipërinë. Mendoj se na pret një përballje e vështirë. Kemi provuar në këto dy ditë të studiojmë lojën e Shqipërisë dhe e di që trajneri Panucci po aplikon një sistem të ri, për këtë arsye po përgatisim lojtarët që të jenë të gatshëm për disa module të ndryshëm.
Shqipëria ka një ekip të mirë në teknikë dhe janë të fortë fizikisht. Ata po punojnë fort dhe po bëjnë një punë të mirë. Kam shumë respekt për Shqipërinë dhe mendoj se kanë një grup të mirë lojtarësh.
Në Europian u paraqitën mjaft mirë, e ritheksoj, e vlerësoj Panuccin dhe ekipin shqiptar.ZgjohuShqiptar.info

Back to top button
LAJMET E FUNDIT