Historiani publikon FOTON e Ferit Hoxhës krah Sali Berishës, e THUMBON për pozicionin e ri: Do jeni në shërbim të popullit apo synoni të pengoni integrimin në BE

Ish-ambasadori i Shqipërisë, Mal Berisha ka thumbuar së fundmi pozicionin që iu dha Ferit Hoxhës pas ndryshimeve të bëra në qeveri.

Në postimin e bërë në Facebook-un e tij, ku historiani publikoi një foto të shkrepur në 2011 ku Ferit Hoxha shfaqet krah ish-kryeministrit Sali Berisha, ish-ambasadori shqiptar me nota ironie kërkoi të zbulojë nëse Hoxha është emëruar në të mirën e popullit shqiptar apo për të ndjekur politikën serbe e të pengojë integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Euroian.

Mal Berisha e ngriti pyetjen ndaj Hoxhës referuar politkave të jashtme të vendit tonë, që sipas tij së fundmi janë miratuar ligje shkatërrimtare për shërbimin ndaj shqiptarëve.

Këtu historiani vë në fokus një nga pikat e politikës së jashtme, ku nënvizoi dhe lidhjen e vagonit të trenit shqiptar drejt stacionit fundor në Bruksel me Serbinë, një nga armiqtë e Kosovës.

Kujtojmë se pas ndryshimeve në kabinetin qeveritar, më 26 shkurt Ferit Hoxha u emërua në krye të Ministrisë së Jashtme.

Postimi i Mal Berishës: 

Back to top button
LAJMET E FUNDIT