Historia tronditëse që ka shokuar botën! 25-vjeçarja që përjetoi përdhunimin, paraplegjinë, vendos që të vdesë: Dua të marrë fund kjo dhimbje! (INTERVISTA E FUNDIT)

Në moshën më të bukur për të ëndërruar dhe për të jetuar, 25-vjeçarja spanjolle Noelia Castillo, vendosi t’i japë fund jetës së saj. Vendimi për të marrë eutanazi, i realizuar të enjten në dhomën e qendrës ku jetonte, shënon kulmin e një rrugëtimi të gjatë dhimbjeje dhe vuajtjeje.

Historia e saj nis me një tragjedi të papërshkrueshme, në vitin 2022, Noelia u përdhunua në grup ndërsa ndodhej në një qendër shtetërore për gratë vulnerabël. Pas ngjarjes, një tentativë vetëvrasjeje e la paraplegjike, duke e detyruar të jetojë çdo ditë në dhimbje.

Fëmijëria e saj nuk kishte qenë e lehtë, si ajo e shumë fëmijëve të tjerë. Rritur në një familje me probleme, me prindër që ishin nën efektin e lëndëve narkotike, Noelia shumicën e fëmijërisë së saj e kaloi në një familje kujdestare, duke u rritur pa dashurinë e prindërve të saj.

Kërkesa për eutanazi, e njohur ligjërisht në Spanjë që nga viti 2021, u pranua fillimisht nga një komitet ekspertësh katalanas në korrik të vitit 2024. Data ishte caktuar për 2 gusht, por babai i saj e apeloi vendimin, duke e pezulluar atë. Megjithatë, Noelia nuk u dorëzua.

Me një vendosmëri të jashtëzakonshme, ajo iu drejtua Gjykatës Kushtetuese Spanjolle dhe më pas Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut, duke kërkuar të drejtën për të vendosur për jetën dhe vdekjen e saj. Në shkurt 2026, gjykata e autorizoi të vepronte sipas dëshirës së saj, duke konfirmuar se të drejtat e saj themelore nuk ishin shkelur.

Vetëm një ditë para se të ndodhë eutanazia, Noelia dha një intervistë të fundit për emisionin Ahora Sonsoles të Antena 3: “Dua t’i jap fund jetës sime me dinjitet. Dua të vdes e bukur, me fustanin tim më të bukur dhe flokët e rregulluar. Do të jem vetëm në momentin e fundit, por familja ime mund të më thotë lamtumirë.”

Historia tronditëse që ka shokuar botën! 25-vjeçarja

Noelia Castillo

Intervista e fundit:

Vetëm 24 orë para se t’i japë fund jetës, 25-vjeçarja spanjolle Noelia Castillo rrëfeu për herë të fundit historinë e saj në emisionin Ahora Sonsoles të Antena 3.

Noelia foli hapur për vuajtjet që e shoqëronin çdo ditë: “Dua të iki tani dhe të ndaloj së vuajturi, pikë. Asnjë anëtar i familjes sime nuk është pro eutanazisë. Po gjithë dhimbjet që kam përjetuar gjatë gjithë këtyre viteve? Nuk kam dëshirë të bëj asgjë: të mos dal, të mos ha, të mos bëj asgjë. Gjumi është shumë i vështirë për mua dhe kam dhimbje në shpinë dhe këmbë.”

Ajo tregoi gjithashtu lodhjen nga një familje që nuk e ka mbështetur dhe dhimbjen që e ka ndjekur që nga tragjedia e parë: “Më në fund ia dola. Le të shohim nëse mund të qetësohem, sepse nuk mund ta duroj më këtë familje, dhimbjen, gjithçka që më mundon nga ajo që kam kaluar. Nuk dua të jem shembull për askënd, është thjesht jeta ime.”

Raporti me prindërit mbeti një plagë e hapur. Për babanë, Noelia tha: “Ai më pa duke rënë dhe nuk mundi të bënte asgjë. Por pas gjithçkaje që ka bërë, nuk më vjen më keq për të. Ai nuk e respektoi vendimin tim dhe nuk do ta respektojë kurrë. Donte ta vendoste shtëpinë që bleu në emrin tim për të vazhduar të merrte aliment. Pas kësaj, nuk do të paguajë për funeralin, as të marrë pjesë në eutanazi ose varrim. Për të unë jam tashmë e vdekur. Ai nuk më telefonon, nuk më shkruan. E vetmja gjë që bën është të më sjellë ushqim. Pse më do gjallë? Për ta mbajtur në spital?”

Back to top button
LAJMET E FUNDIT