Franca e cilëson Shqipërinë ende si vend të pasigurt
Këshilli shtetëror i Francës ka anuluar vendimin e Zyrës për mbrojtjen e refugjatëve dhe personave pa shtetësi në Francë (OFPRA) që e rendiste Shqipërinë dhe Kosovën si vend të sigurt.
OFPRA mori një vendim të tillë me argumentin se Shqipëria dhe Kosova janë vende që respektojnë principet e lirisë, demokracisë, dhe zbatimit të ligjit, të drejtat e njeriut dhe të drejtat esenciale janë të respektuara.
Çdo vit, Franca ofron mbrojtje për një numër të konsiderueshëm refugjatësh nga Shqipëria dhe Kosova, për personat që janë dëbuar për rrezik apo se rrezikohen. Sipas të dhënave, gjatë vitit 2010, Franca ka ofruar mbrojtje për 785 persona nga Kosova dhe 56 të tjerë nga Shqipëria. /F.S/
Mundesohet nga faqet ne facebook: ” Te behemi 50.000 veta kunder regjistrimit te fese & kombesise.Loje e Grekut “ dhe ” Zgjohu Shqiptar !!! “ —> “Shperndaje”