Hedhja e molotovëve drejt vilës së Enverit rrezikoi turistët, Berisha REFUZON kërkimfaljen publike, bën të paditurin para gazetarëve

Në fjalimin e mbajtur para Porkurorisë së Posaçme, kryedemokrati Berisha u pyet nga gazetarët në lidhje me protestën e dhunshme të së shtunës, e cila u zhvendos para vilës së Enver Hoxhës, që prej kohësh është kthyer në qendër kulturore.
I pyetur nëse do të bënte një kërkimfalje ndaj turistëve që në momentin e hedhjes së molotovëve ndodheshin brenda shtëpisë së Enverit, Berisha u shfajësua duke pretenduar se nuk ka qenë në dijeni se vila e diktatorit Hoxha ishte kthyer në një qendër kulturore.
Ndërsa mohoi se protesta e së shtunës shkaktoi plagosjen e efektivëve të cilët ishin në krye të detyrës.
Fjala e Sali Berishës: Po janë përdorur mjete piroteknike që ju i quani bomba artizanale, por nuk ka asnjë person të plagosur prej tyre. Ne qëndrojmë në protesta se jemi të vendosur të vazhdojmë protestat tona pa dhunë. Asnjë polic i plagosur nga protestuesit, ka vetëm disa protestues të plagosur me plumb në ballë nga policia.
I siguroj që ata nuk kanë qenë kurrë obejkt i atyre, keqardhje e madhe për ta. Më kanë thënë se kanë qenë dy zonja, a dy të huaj. Nuk e ka ditur njeri fare. Unë e mora vesh pasi pyeta, se vila e Enverit është bërë qendër kulturore, e cila është një fyerje e madhe për shqiptarët. Ai mund të ishte muzeu i torturave çnjerëzore të diktaturës. Prania e dy të huajve është keqardhje e madhe për mua sepse nuk duhet të krijojë shqetësime.
Un po shpreh keqardhje për ata të huaj që ishin brenda vilës së Enverit. Unë e mora vesh papritmas se ishte qendër kulturore shtëpia e diktatorit. Ajo duhej të ishte bërë qendër e antikulturës.