Kosova dhe Shqipëria edhe me bashkëpunim bankar
Banka Qendrore e Kosovës (BQK) dhe Banka e Shqipërisë, nga e hëna kanë thelluar bashkëpunimin e tyre, kjo duke filluar në një konferencë me temën “Sistemi Bankar dhe Zhvillimi Ekonomik”.
Të dy guvernatorët shprehen përkushtimin e tyre për bashkëpunim, duke shpalosur kështu përvojat dhe të arriturat e tyre. Ky gurthemel i bashkëpunimit, bëhet në 100 vjetorin e shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë.
Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Gani Gërguri ka thënë se BQK-ja është thellë e përkushtuar që stabilitetin aktual financiar ta ngrit edhe në shkallë më të lartë.
“Përkundër telasheve serioze financiare e fiskale në tregun global, sistemi bankar i Kosovës ka vazhduar të përkrahë ekonomin e vendit duke demonstruar nivel të fort të mbulueshmërisë me kapital, pastaj nivel të kënaqshëm të likuiditetit, si dhe në kontinuitet një afarizëm në rritje dhe me profit. Kjo e bënë Kosovën që sot të radhitet ndër vendet me rritjen më të shpejtë të kreditimit në rajon dhe me nivelin më të ulët të kredive jo performuese”, ka thënë ai.
Ndërsa Ardian Fullani, guvernator i Bankës së Shqipërisë, para të pranishmëve ka shpalosur një libër që në Shqipëri ishte botuar vitin që kemi lënë pas, duke thënë se ky libër do të rrit bashkëpunimin në mes të dy vendeve, por edhe do rris edukimin financiar.
Libri “Financat personale në duart tuaja”, ka për qëllim të ndihmojë të gjithë se si të administrohen më mirë paratë.
“Hapi i ri që po bëjmë në 100 vjetorin e shpalljes së Pavarësisë së Kosovës është një hap mjaftë i rëndësishëm, kemi zgjedhur pikërisht atë që unë do ta quaja pilari i tretë i bankave qendrore, së pari kemi stabilitetin makro financiar dhe stabilitetin e çmimeve, tashti i shtojmë edhe një pilar të tretë, i cili është një element mjaftë i rëndësishëm por njëkohësisht është një gur themel i rëndësishëm për edukim financiar, i cili do të shtrojë rrugën e një mirëkuptimi publik lidhur me financat”, ka thënë ai.
Kjo konferencë e mbajtur mes dy bankave qendrore të Kosovës dhe Shqipërisë, u quajt themel i thellimit të bashkëpunimit.
Mundesohet nga faqet ne facebook: ” Te behemi 50.000 veta kunder regjistrimit te fese & kombesise.Loje e Grekut “ dhe ” Zgjohu Shqiptar !!! “ —> “Shperndaje”