Zv.kryeministri: LDK nuk rri në Qeverinë “Kurti” nëse nuk ka mbështetjen e ndërkombëtarëve

Zv.kryeministri i parë, Avdullah Hoti sonte në Pressing ka thënë se nëse Qeveria “Kurti” nuk e ka mbështetjen ndërkombëtare, LDK largohet nga qeverisja.

‘’Në një Qeveri të tillë nuk rri  LDK nëse nuk është mbështetja e SHBA-së.

Një Qeveri e cila nuk ka raport ndërkombëtar nuk mund të cojë axhendën e Kosovës.

S’kemi asnjë interes të rrijmë në një Qeveri e cila nuk e con përpara axhendën e vendit.

Nëse merren masa për taksë e recpriocitet,  pa dakordim ndërkombëtar, neve na izolojnë si Qeveri’’

Back to top button
LAJMET E FUNDIT