Lugina e Preshevës kërkon ndihmë nga Edi Rama
Tre komunat e anashkaluara shqiptare nën Serbi shpresojnë se qeveria e
ardhshme shqiptare, e drejtuar nga kryeministri Edi Rama, do të ketë
interesim të shtuar për shqiptarët e kësaj ane, për lirinë e tyre.
Shoqatat dhe intelektualët, të cilën merren aktivisht me zgjidhjen e
problemeve të shqiptarëve në Luginën e Preshevës, thonë se konsolidimi
sa më i shpejtë i institucioneve demokratike në Tiranë ndihmon çështjen
shqiptare edhe në Kosovën Lindore, raporton agjencia e lajmeve INA.
“Rezultatet e numërimit të deritanishme të votave tregojnë se Edi
Rama do të jetë kryeministri i ardhshëm i Shqipërisë, prandaj duke qenë
njeriu i parë i Shqipërisë, dhe duke pasur parasysh angazhimin dhe
interesimin të vazhdueshëm të tij e të Partisë Socialiste në ngritjen e
problemit e të kërkesave për zgjidhjen e çështjes së pazgjidhur të
shqiptarëve të Kosovës Lindore, besojmë se edhe në të ardhmen do të
vazhdojë të angazhohet më me ngulm dhe do të ketë interesim të shtuar
për shqiptarët e Kosovës Lindore për lirinë e tyre, njëherësh do të
kërkojë edhe nga ndërkombëtarët që edhe në këtë pjesë të zbatohen
konventat ndërkombëtare për realizimin e vullnetit të popullit shqiptar
për të qenë i lirë dhe i barabartë me të gjithë popujt e Ballkanit dhe
të botës,” thuhet në deklaratën e shoqatës Vatra.
–^^^ Beji “Like” faqes ne facebook “Zgjohu Shqiptar !!!”
Me pas kliko ketu per ta shperndare ne profilin tuaj.