Ngatërresat në shkruarjen e shqipes!

Nga Bashkim Kopliku

Kur shkruajmë shqip, ngatërrojmë 1 në çdo 5 shkronja!

Një dashamirës i promovimit të pëdorimit të gjuhës shqipe, po e quaj këtu z.Dashamirësi i shqipes, kishte paraqitur një shkrim interesant, ku promovonte përdorimin ekskluziv të shqipes, gjatë ceremonive fetare. Kishte shumë komente përkrahëse të shkrimit.

Por, imi ishte pakë kontravers, ja komenti im:

Shkrimi i z. Dashamirës i Shqipes, ka një të metë të madhe, pikërisht në temën që po promovon, në gjuhën shqipe:

Në shkrim janë ngatërruar 4 tinguj të gjuhës, që zenë mbi 20% të shkrimit të shqipes. E kam fjalë për tingujt që sot e tash mbi 100 vjet, i shkruajmë me grafemat (shenjat grafike) “e”, “ë”, “c” dhe “ç”.

Nuk ka shumë faj, as z. Dashamirës i Shqipesi, e as ju të nderuar, që i bëni gjuhës sonë këtë goditje: çdo pesë shkronja, njëra me mundësi të jetë gabim!

Vërtetë që është mjaft e bezdishme t’i gjesh ato 2 grafemat, “ë” dhe “ç” në botën aktuale ku jetojmë edhe ne shqipshkruesit…

Por, ka 16 vjet që ju kam propozuar një zgjidhje mjaft praktike e me veprim të menjëherëshëm, të cilën po jua risjell shkurtimisht në vijim:

Të bëjmë tri zevendësimet që vijojnë, të grafemave të alfabetit tonë aktual:

1- Grafemën “ë” ta zëvendësojmë me grafemën “f”;

2- “ç” me “ch”;

dhe

3- “f” me “ph”.

Vetfm kaq, dhe shqipja do tf shruhej korrekt, me chdo lloj tastature nf botf, kudo qf tf jetoni tf dashurit shqipshkrues.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT