Evi Kokalari “nxjerr blof” Berishën: Pagoi 10 milion dollarë për të hequr “Non Gratën” dhe nuk arriti gjë

Gjatë intervistës për Report Tv, aktivistja Evi Kokalari foli edhe për kapacitetet që ka momentalisht opozita, duke përmendur dy kandidatët për kreun e PD-së, Ervin Salianjin dhe Alesia Balliun.

Ajo tha se të dy personat në garë nuk kanë kapacitet të mjaftueshme për të rimëkëmbur partinë opozitare më të madhe në vend.

“Salianji nuk ka mbështetje nga rithemelimi. Demokratët nuk e harrojnë kur ai i helmoi, nuk harrojnë shkopin e bejsbollit dhe gazin lotsjellës që i hodhi atyre më 8 janar.”- tha Kokalari.

Gjitahstu ajo u shpreh se Sali Berisha nuk mundi të rikuperonte marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës edhe pse pagoi 10 milion dollarë për të hequr Non Gratën dhe LaCivita-n.

Berisha pagoi 10 milionë dollarë për të hequr ‘Non Gratën’ dhe LaCivita-n dhe nuk arriti të bëjë gjë. Kur nuk arrin Berisha imagjinoji këta të tjerët”.- u shpreh Evi Kokalari.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT