Emërimet në NATO, denoncimi i fortë i ish-gjeneralit: SPAK i ka marrë të tre nën hetim, Shqipëria rrezikon të mbetet pa përfaqësues në Aleancën Ushtarake

Ish-shefi i Forcës Detare Artur Meçollari, ka reaguar në lidhje me dekretimin nga Presidenti i Republikës Bajram Begaj të Bardhyl Kollçakut, si ambasador të Shqipërisë në NATO-s.

Meçollari shkruan se Begaj dekretoi si Ambasadori të Shqipërisë në NATO, Bardhyl Kollçakun, i cili sipas tij, është pyetur disa herë nga SPAK dhe i është bllokuar celulari, në lidhje me hetimet për bazën detare në Sarandë.

Po ashtu ai shkruan se edhe dy emërimet e tjera në NATO, Ilir Xhebexhia dhe Adnand Agastra janë nën hetim për këtë çështje.

Kur të shpallen persona nën hetim për bazën detare të Limionit do të ngelemi pa përfaqësues në NATO“, thekson ish-ushtaraku në postimin e tij.

Postimi i plotë:

Parashikimi doli

Shqipëria e “blindoi” NATO-n.  Qysh në 28 dhjetor 2025 kam parashikuar këto emërime.  Kur të shpallen persona nën hetim për bazën detare të Limionit do të ngelemi pa përfaqësues në NATO.

Sot, Barjam Begaj dekretoi Ambasadorin e Shqipërisë në NATO. Por, më parë Kryeministri kishte emëruar në Bruksel dhe Mons të Belqjikës si përfaqësues ushtarak të Shqipërisë në NATO dy gjeneralë.  Të tre këta personazhe janë nën hetim nga SPAK për bazën detare të Limionit në Sarandë, tashmë nën sekuestro.

Bardhyl Kollçaku, Ambasadori i Shqipërisë në NATO, Bruksel. Është pyetur disa herë nga SPAK. I është bllokuar celulari dhe i është bërë kontroll.  Ka propozuar, jashtë kompetencës së tij, dhënien me qira tê bazës, pa pyetur Presidentin, kur mbante detyrën e Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të FA.;

Gjeneral major Ilir Xhebexhia, Përfaqësues Ushtarak në NATO, Bruksel. I është sekuestruar celulari, është pyetur disa herë nga SPAK, pasi ka lidhur kontratë me Marina Bay Saranda në shkelje të dekretit të Presidentit kur mbante detyrën e Komandantit të Forcës Detare;

Nënadmiral Adnand Agastra, Përfaqësues Ushtarak në NATO, Mons, të Belgjik.  I është sekuestruar celulari, është pyetur disa herë nga SPAK, pasi ka dorëzuar bazën kompanisë Marina Bay Saranda në shkelje të dekretit të Presidentit kur mbante detyrën e Komandantit të Forcës Detare.

Sipas GJKKO dorëzimi i bazës detare të Sarandës ka cënuar sigurinë kombëtare, ka cënuar marrëdhëniet me NATO-n, si dhe ka dëmtuar operacionalitetin dhe gatishmërinë luftarake të Forcës zdetare.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT