Edi Rama “peshkon” një tjetër demokrate të Berishës? Dy dekada në PD, Jola Hysaj flet për herë të parë pas largimit nga “blutë”: Do jem aktive në politikë…

Sekretarja për Marrëdhëniet me Publikun në Partinë Demokratike, Jola Hysaj, njoftoi dy ditë më parë largimin e saj nga strukturat e kësaj force politike, pjesë e së cilës ishte prej dy dekadash.

Pas 20 vitesh aktiviteti brenda Partisë Demokratike, Hysaj ka vendosur të mbyllë kapitullin e saj në këtë parti, duke e cilësuar vendimin si një nga më të vështirët në rrugëtimin e saj politik. Ajo foli për herë të parë për këtë vendim në emisionin Top Story, ku shpjegoi arsyet që e çuan drejt këtij hapi.

Sipas saj, vendimi erdhi pas një reflektimi të gjatë mbi rolin dhe kontributin e saj në jetën politike, duke nënvizuar se kishte ardhur momenti për t’u përballur me zgjedhjen mes qëndrimit formal në një pozicion apo vazhdimit për të kontribouar në përmirësimin e jetës së qytetarëve dhe demokratëve.

“Unë jam kundër një mënyrë organizimi të një grupi njerëzish që nuk i japin frymëmarrje PD-së. Unë dua një PD më të hapur”, tha Hysaj, duke theksuar më tej se pavarësisht këtij vendimi, ajo vijon që të jetë e djathtë.

Ndër të tjera ajo theksoi se do të vijojë të jetë pjesë e jetës politiike, duke mos dhënë më tepër detaje se në cilën parti do ta shohim.

Pjesë nga fjala e Jola Hysajt:

Unë ia kam borxh atyre që janë qytetarët e qytetit të Durrësit, bashkëpunëtorëve të mi të cilëve i shpreh një mirënjohje. Në momentin që ti largohesh nga një forcë politike nuk është momenti të thuhet kjo apo ajo. Është vendimi më i vështirë që unë kam marrë deri më sot për faktin se është një mendim i menduar gjatë dhe një vendim i ardhur në një moment që ti bën një balancë ku o do të lozësh formalisht ose do të jesh protagonist real në jetën politike.

Unë nuk jam person formalist dhe do të ishte komode të qëndroja e heshtur pas asaj karrigeje, por unë kam zgjedhur të mos jem në një parti politike për pozicione dhe nuk ka qenë kjo arsyeja pse unë jam angazhuar, se në radhë të parë vjen dinjiteti, qytetarët. Unë e kam nisur që 16 vjeç forumin në PD, për të mos folur për më herët nga familja. Unë jam rritur në atë parti. 20 vite u bënë, unë sot jam 36 dhe nëse do ishte për një pozicion politik. Nuk kam qenë as këshilltare bashkiake. Jola në rrugëtimin e saj, kanë zgjedhur të japin kontribut pa kërkuar asgjë në këmbim dhe këtë e kanë bërë me ditëdije të plotë.

Vjen një moment në të cilin ti zgjidhesh nga këshilli kombëtar dhe ky pozicion të jepet me votë ka disa kompetenca, në momentin që ti kupton që pavarësisht se ti flet këto kompetenca nuk po të jepen, duhet të zgjedhësh ose të heshtësh, ose të flasësh dhe të vazhdosh të bësh atë që ti di më mirë, të japësh kontributin ndaj qytetarëve.

Unë sot jam Jola Hysaj, që jam ulur përballë jush sepse unë nuk jam për formalizma, por për një opozitë që është e fortë dhe e besueshme. Nuk kam asgjë personale me askënd dhe largimi im nga këto struktura vjen pas kësaj eksperience shumë të gjatë ku unë kam vendosur të bëj atë që bëj më mirë, të jap ndihmën time ndaj përgjegjësisë së qytetarëve, jo ndaj një karrige.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT