Me flamurin kuqezi, përcillet në varrezat e “Sharrës” Nexhmije Hoxha (FOTO)

Nexhmije Hoxha është përcjellë në banesën e fundit, me arkivolin e mbuluar me flamurin kuqezi.
Ceremonia mortore nga familja është mbajtur sot, ku ka qenë të pranishëm të afërm të familjes Hoxha dhe miq, por ka rënë në sy mungesa e djalit të vogël të saj Sokolit, shkruan “Balkanweb”.
Kujtojmë se mes bashkëshortes së tij Liljana dhe Nexhmijes ka pasur përplasje dhe marrëdhëniet e tyre kanë qenë të shkëputura prej kohësh. Nexhmije Hoxha u nda nga jeta dje në banesën e saj në Laprakë për shkaqe natyrale. Ajo do të varroset në varrezat e Sharrës.
+