“E pranoj gabimin”, 46-vjeçari zbërthehet para policisë: Ja pse i trafikoja armët

Policia ka marrë në pyetje 46-vjeçarin U.M., i cili një ditë më parë, 17 mars, u arrestua për trafik të armëve.

Ai ka pranuar para tyre se është përfshirë në trafikun e paligjshëm të armëve për shkak se i nevojiteshin paratë.

“Tani që më kapet e pranoj gabimin. Jam marrë me trafikun e armëve sepse kisha nevojë për para. Doja të ndërtoja një shtesë tek banesa ime në Shëngjergj”, tha ai.

Armët, fishekët dhe kallëpet e tritolit që u zbuluan dyshohet se do trafikoheshin drejt Maqedonisë së Veriut.

Hetuesit kanë dyshime se autori është i përfshirë dhe në episode të tjera në trafikimin e armëve të zjarrit si dhe të kallëpeve të tritolit.

Vijojnë hetimet për zbulimin e identitetit të personave të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT