E FUNDIT/ Kërcet pistoleta në Tiranë, një person mbetet i plagosur, u dërgua me urgjencë në spitalin privat (DETAJE)

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar pasditen e kësaj të hëne në kryeqytet. Burime për mediat bëjnë me dije paraprakisht se ngjarja ka ndodhur në zonën e Saukut ku një shtetas ka mbetur i plagosur pasi ka marrë një plagë në shpatull.

Menjëherë ai është transportuar në një nga spitalet private të Tiranës, ndërkohë që ende nuk dihet gjendja e tij shëndetësore.

Lidhur me këtë ngjarje nuk ka asnjë reagim nga Policia e Shtetit dhe priten më tepër detaje të cilët do të hedhin më tepër dritë mbi motivet dhe autorin/ët të përfshirë.

Vijon…

Back to top button
LAJMET E FUNDIT