E dyta herë brenda javës, sulmohet me dron konsullata e Emirateve Arabe në Erbil

Emiratet e Bashkuara Arabe kanë dënuar një sulm të ri ndaj konsullatës së tyre në Erbil, Kurdistanin e Irakut ku u plagosën dy persona.

Në një njoftim zyrtar, Ministria e Jashtme e Abu Dhabit e cilësoi sulmin si “terrorist dhe të pabesueshëm”, duke bërë me dije se droni që kreu sulmin goditi konsullatën e përgjithshme për herë të dytë brenda një jave.

Si pasojë, dy agjentë të sigurisë u plagosën dhe ndërtesa e konsullatës pësoi dëme materiale.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT