Dyshohet se braktisi fëmijët e saj të mitur, policia vihet në kërkim të 40-vjeçares në Korçë

Një 40-vjeçare është shpallur në kërkim nga policia pasi dyshohet se ka braktisur fëmijët e saj të mitur.

Sipas burimeve zyrtare nga Policia e Korçës, është referuar materiali në Prokurori dhe është shpallur në kërkim shtetasja M. D., 40 vjeçe, banuese në Korçë, e dyshuar për veprën penale “braktisja e fëmijëve të mitur”.

Policia bën me dije se procedimi penal ka nisur pas denoncimit të bërë nga familjarët, ndërsa po punohet për lokalizimin dhe kapjen e 40-vjeçares.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT