Dy “policët” e Hajrullës ranë sot në pranga, Klodian Braho PARALAJMËRON: Nuk tolerojmë asnjë funksionar publik që bashkëpunon me krimin

Ditën e sotme ra në pranga polici Rezart Kuçi, aktualisht shef seksioni në policinë shkencore në Kukës, dhe i akuzuar për 3 vepra të rënda penale, përfshirë këtu shpërdorim detyre, trafik droge dhe pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal. Dhe po ashtu u vu në pranga edhe ish-punionjësi i policisë Hames Demushi, i cili mësohet se është arrestuar në Zvicër.
Pas kësaj është bërë një reagim zyrtar nga Drejtuesi i SPAK, Klodian Braho përmes logarizë zyrtare në “facebook” të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.
Në të shkruhet: “Ne do të vijojmë të godasim me forcën e ligjit krimin e organizuar, si edhe çdo funksionar publik që bashkëpunon apo lehtëson veprimtarinë e krimit të organizuar”
Kujtojmë se Kuçi akuzohet nga SPAK, si pjesë e grupit të Inez Hajrullës, i cili ka porositur dy vrasje si edhe akouzohet për trafik droge, anë zbardhur dhe dy vrasje të bujshme që tronditën vendin para disa vitesh, për llogari të veprimtarive kriminale, ku edhe dy ish-policët ishin pjesë.