Shtim i forcave ushtarake dhe fonde të reja, Vengu me lajme të mira: Do të rikthehen në detyrë oficerët dhe ushtarakët që u larguan për arsye të tyre

Ministri i mbrojtjes, Pirro Vengu në mbledhjen e sotme të grupit parlamentar të Partisë Socialiste dha lajmin e mirë për të gjithë oficerët apo ushtarakët të cilët u larguan nga puna për arsye të tyre personale.
Vengu gjithashtu zbuloi se janë rritur fondet për realizimin e investimeve në vend përmes së cilave synohet mbrojtja e qytetarëve, si në rastin e përmbytjeve dhe në forcat ushtarake.
“Janë dhe 10 milionë euero fond i sapo shpërndarë për projekte të reja, diga, prita lumore, ura gjithashtu. Kemi 2 milionë euro shtesë ku agjencia kombëtrare për mbrojtjen civile dhe Kayo do të prodhojnë praktikisht “Made in Albania”. Në maj do të kemi fillimin e këtyre mjeteve që do të shpërndahen në të gjitha bashkitë” bëri me dije Vengu.
Ndërsa theksoi se gjendja te forcat e armatosura paraqitet mjaft mirë, madje ka pasur rënie rreth 70% të largimeve të vullnetarëve.
Fjala e Vengut: Kemi miratuar 8 milionë euro për vijmin e investimeve në infrastrukutrën parandaluese, projekt në zbatim e sipër. Janë dhe 10 milionë euero fond i sapo shpërndarë për projekte të reja, diga, prita lumore, ura gjithashtu. Kemi 2 milionë euro shtesë ku agjencia kombëtrare për mbrojtjen civile dhe Kayo do të prodhojnë praktikisht “Made in Albania”. Në maj do të kemi fillimin e këtyre mjeteve që do të shpërndahen në të gjitha bashkitë.
Fokusi është gjithmonë parandalimi i përmbytjeve. Në 14 muajt e fundit janë shtuar 1000 forca ushtarake në radhët tona, edhe programert mësimore janë certifikuar së fundmi nga ministria e arsimit, të cilat kanë marrë vlerësimin si ekselentë. Kemi pasur rënie me 70% të largimeve të vullnetarëve nga forcat e armatosura. Për herë të parë do të ndodhë dhe rikthimi i ushtarëve dhe oficerëve të cilët janë larguar ndër vite e tashmë do të rikthehen.